Shqip(Shqiperia)English (United Kingdom)
Artikuj

Vleresimi Klinik-Ekografik ne Semundjet e Pankreasit

 

 

Dr. Vidi DEMKO

Shef i sherbimit te imazherise

Spitali Ushtarak

 

Ass.Prof.Dr. Aqif GJOKUTAJ

Shef i sherbimit te imazherise

Qendra Radiologjike “Petrit Selenica”

QSU “NENE TEREZA” Tirane

 

 

 

Vleresimi klinik-ekografik  ne semundjet e pankreasit

 

 

Qëllimi i studimit: Efikasiteti i ekzaminimit ekografik në vënien e diagnozës së patologjive të pankreasit

 

Objektivat specifike:

 

1. Të përcaktojë prevalencën e  patologjive të pankreasit sipas gjinisë;

2. Të përcaktojë prevalencën e  patologjive të pankreasit sipas grup-moshave;

3. Te vleresoje shenjat ekografike ne te cilat mbeshtetet diagnoza e pankreatitit akut

 

Hipotezat e ngritura

 

· Ka diferenca në gjini përsa i përket hasjes së patologjive të pankreasit

· Eko abdominale është një modalitet mjaft i rëndësishëm në vënien e diagnozës së patologjive të pankreasit.me sensitivitet dhe specificitet mjaft të lartë

 

Materiali dhe metoda

U morën në studim  164 pacientë të paraqitur në spitalin ushtarak dhe në QSUT “Nënë TEREZA” me pankretit, në periudhën 2000 - 2005.

Si  subjekte u përdorën rastet që ankonin temperaturë, dhimbje në epigatsër që për hapej në shpinë, të vjëlla. Te 164 pacientët u ekzaminuan  me eko dhe 80 prej tyre u ekzaminuan me CT.

 

Pankreatiti  akut

Pankretiti akut është një dukuri në të cilën enzimat e aktivizuara pankreatike, shkaktojnë autodigjestionin e vetë pankreasit. Shkaku më i shpeshtë i kësaj dukurie është obstruksioni i duktusit pankreatik. Disa preparate si estrogenët dhe kortikosteroidët akuzohen si shkaktarë të pankreatiteve.  Shkaqe të tjera janë traumat, inflamacioni nga ulëera peptike si dhe përdorimi i alkoolit dhe i drogave. Mbetet ende pa përgjigje    fakti që në 1/3 e rasteve,  pankreatiti akut, nuk shoqërohet me obstruksion të duktusit pankreatik, sëmundje të traktit biliar apo përdorim i alkoolit.  Këto raste etiketohen si pankreatite idiopatike. Zakonisht preken meshkujt nën 40 vjeë dhe takohet me shpesh te tipat obezë. Fillimi i papritur  i dhimbjes abdominale në formë brezi ethe, të përziera, të vjella, që shoqërohen me rritjen në serum të amilazave, janë shenjat më të shpeshta që takohen në pankreatitin akut. Në rastet e avancuara të pankreatitit akut takohet shenja "Greg Turner " që shfaqet me mavijosje dhe diskolorim të flankut të majtë të abdomenit, si dhe shenja "Cullen" me mavijosje rreth umbilikusit. Duhet theksuar se dhimbja e mesit mund të jetë shenja e vetme, ajo përhapet poshtë në drejtim të rrëzës së kofshës dhe ekstremiteteve të poshtme, e shpesh merret për radikulit. Mortaliteti nga pankreatiti akut vlerësohet deri në 20 %, ndërsa në pankreatitin hemoragjik vdekshmëria shkon deri në 50 %.

 

Analiza statistikore dhe përcaktimi i variableve

 

164 paciente te trajtuar me diagnozen e pankreatitit akut; pjesa me e madhe e te cileve (93%) vinin nga sherbimi i urgjences.

94 ( 57% ) paciente meshkuj

70 ( 43% ) paciente femra.

Raporti M : F = 1,34.

 

 

Te dhenat demografike te pacienteve.

 

Mosha mesatare e te gjithe pacienteve ishte 50,8 +/- 12,3 (19 - 75 ) vjec.

Mosha mesatare e meshkujve ishte 47,5 +/- 15,7 ( 19 - 74 ) vjec*.

Mosha mesatare e femrave ishte 54 +/- 14,6 ( 26 - 75 ) vjec*.

 

*) Krahasimi statistikor i moshes te meshkujve dhe te femrave me ane te testit

Fischer - Student rezultoi pa sinjifikance statistikore ( t = 1,33 ).

 

Shperndarja moshore e pacienteve (%).

 

 

Etiologjia e pankreatitit akut.

164 pacientet me pankreatit akut u ndane ne 4 grupe sipas etiologjise:

 

Pankreatit akut biliar - 68 paciente (41%).

Pankreatit akut alkoolik - 60 paciente (37%).

Pankreatit akut idiopatik - 28 paciente (17%).

Pankreatit akut traumatik - 8 paciente (5%).

 

 

 

Klinika e pankreatitit akut.

Ankesat e te semureve ne pankreatitin akut ne perqindje jepet ne tabele.

 

· Dhimbje abdominale 164 paciente 100%

· Te vjella 77.5%

· Meteorizem 50 %

· Shenja peritoneale 50%

 

 

 

Te dhenat tona flasin per faktin qe dhimbja abdominale eshte shenja me e shpeshte qe kemi takuar.

 

 

Te dhenat laboratorike (mesatare) te pacienteve diten e shtrimit.

 

Amilazemia 456 +/- 138 (102 - 2200) U/L.

Bilirubinemia 1,07 +/- 0,31 (0,6 - 3,8) mg/dL.

SGPT 99 +/- 31,6 (10 - 562) U/L.

Glicemia 118,5 +/- 57,3 (84 - 220) mg/dL.

 

 

Pankreatiti akut qe ka si shkak pathollogjite biliare (68 paciente).

 

SHPERNDARJA SIPAS GJINISE:

 

16 paciente (24%) meshkuj .

52  paciente (76%) femra.

Raporti M : F = 0,3.

Mosha mesatare (M+F) = 58,4 +/- 17,2 (39 - 75 ) vjec.

 

 

KRITERET DIAGNOSTIKE:

 

Kalkuloze biliare e dokumentuar ekografikisht.

Fenomene inflamatore te kolecistes.

SGPT > 150 UI.

Amilazemia >180U/L

 

Pankreatiti akut alkoolik (60 paciente).

 

SHPERNDARJA SIPAS GJINISE DHE ECURIA :

 

60 paciente (100%) meshkuj.

Mosha mesatare 40,4 +/- 13,7        (19 - 62 ) vjec.

Mortaliteti i grupit 13% (8 paciente).

 

KRITERET :

 

Etilizmi kronik

Amilazemia > 180 U/L

Te dhena imazherike

(edeme e pankreasit, fenomene te penkreatitit kronik, likid peritoneal)

 

Pankreatiti akut idiopatik (28 paciente).

 

SHPERNDARJA SIPAS GJINISE DHE ECURIA :

 

8 paciente (29%) meshkuj dhe 20 paciente (71%) femra.

Mosha mesatare 45,4 +/- 15,8 (26 - 74) vjec.

Ne kete grup u futen pacientet ku mungonin patologjite e rrugeve biliare dhe etilizmi kronik.

Mortaliteti ne kete grup ishte 0%.

 

Pankreatiti akut traumatik (8 paciente).

 

SHPERNDARJA SIPAS GJINISE DHE ECURIA :

 

5 paciente meshkuj.

Mosha mesatare 49 +/- 7,5 (34 - 64) vjec.

4 paciente me plage me arme te ftohta, te operuar ne rrethe, 4 paciente me politraume dhe demtime te tjera te organeve abdominale.

Mortaliteti ne kete grup ishte 50% (2 paciente).

Parametrat ekografik për vlerësimin e pankreasit në pankreatitin akut.

Pankreasi i zmadhuar dhe hipoekogen në krahasim me heparin, shenje te cile n e kemi takuar  ne 82% te rasteve me pankreatit akut. Në stadet e hershme ne 18%  të rasteve ka rezultuar me ekogenitet normal.

Pankreasi me konture të ërregullta dhe jo të  qarta.

Komprimimi dhe spostimi poshtë i v. splenike si rrjedhim i rritjes së    dimensioneve të pankreasit.

Zgjerimi i duktusit pankreatik mbi 2.5 mm.

Prezenca e likidit në Lesser Sac ne 32% te rasteve, versamenti pleural në sinusin freniko-kostal të majtë ne 54% te rasteve. Si mekanizëm mendohet kalimi i likidit të inflamuar nga vazat limfatike.

Zmadhimi i kokës së pankreasit mund komprimojë koledokun dhe të japë obstruksion të shkallëve të ndryshme. Fig. 1 (a.b.c.d)

 

 

 

Logo Logo

 

 

 

 

 

Logo Logo

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Fig. 1 (a,b,c,d) Imazhe ekografike te pankreatitit akut ( edematoz ) ku evidentohet pankreasi i zmadhuar, hipoekogen me konture jo te qarta dhe likid ne Lesser Sac.

 

 

 

 

 

Komplikacionet e pankreatitit akut

1. Pseudokistet.

 

Komplikacioni më i shpeshtë i pankreatitit akut është formimi i pseudokisteve, të cilët takohen në 10-20% të rasteve.

Pseudokistet janë formacione të rrumbullakta ose ovale me dimensione 2 - 20 cm. Ato janë shpesh anekogene dhe me septume në brendësi. Procesi inflamacionit dhe i shkatërrimit të pankreasit ëon në formimin e  eksudatit. Këto sekrecione pellgëzohen në indin pankreatik dhe peripankreatik

duke shkaktuar shkatërrimin e kapsulës pankreatike dhe derdhjen në Lesser sac, si dhe në kavitetin  retropritoneal.

Ne përdorim termin pseudokist për të emërtuar një koleksion të indit nekrotik që kufizohen në Lesser sac ose mund të shtrihet përgjatë organeve në kavitetin retroperitoneal. Pseudokistet mund të mbeten brenda kapsulës pankreatike por shpesh kane lokalizim jashtë pankreasit. Kur pseudokistet e pankreasit kane dimensione të mëdha mund të komprimojnë duodenin dhe të ngjasojnë me formacionet intestinale dhe mediastinale. Incidenca e pseudokistit gjatë pankreatitit akut e kemi hasur në 54% të rasteve. Pseudokisti mund të simulojë një masë solide, nëse përmban gjak dhe debride nekrotike ne brendesi. Ekzaminimi ekografik ka vlerë për konfirmimin e natyrës së fluidit në kistin e formuar. Brenda 4-6 javëve mbas formimit të tyre 44% e pseudokisteve pësojnë regredim spontan. Shpesh ndodh ruptura spontane e kisteve në stomak dhe në zorre, ndërsa ruptura e kistit në kavitetin peritoneal është urgjence kirugjikale. Mbas 6 javëve në pseudokistat ndodhin infeksionet ose hemoragjite, nga pseudo aneurizmat që zhvillohen brenda kisteve.

Dokumentimi i pseudokisteve mbas 4-6 javësh është shumë i rëndësishëm për kirurgun, sepse kjo është koha e nevojshme për maturimin e mureve të kistit. Dimensionet e mureve të pseudokisteve caktohen me më saktësi me  anë të ekzaminimit me C.T se sa me anë të ekzaminimit ekografik

Shume shpesh formimi i pseudokistave  ka si etiollogji  ate alkolike ose biliare. Megjithate  ai mund jete pasoje ne traumat e mbyllura abdominale.

Komplikacionet  kane qene raportuar ne 30-50 % te pacienteve me pseudokiste te pankreasit. Keto formacine mund te jene te medha dhe shkaktojne shtypje te stomakut, zorreve te holla, kolonit ose kanaleve te temthit. Obstruksioni intestinal mundet te ndodhe nga shtypja e jashtme ose  nga tejshtrirja e pseudokistit ndermjet serozes dhe muskulares ose ndermjet muskulares dhe mukozes. Fig. 2.a.b.c.d.

 

 

 

 

Logo Logo

 

 

 

 

 

 

Logo Logo

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Fig. 2. ( a,b,c,d ) Pseudo kiste te pankreasit. a) Dy pseudokiste te pankreasit me lokalizim retroperitoneal. b) Pseudokist i lokalizuar ne koken e pankreasit. c) Pseudokist me dimensione 11cm me permbajtie hemoragjike ( zonat hiperekogene). d) Pseudokist i lokalizuar ne bishtin e pankreasit.

 

 

2. Hemoragjia gastrointenstinale

Mund te ndodhi nga gerryerja direkt e pseudokistit brenda stomakut, ose nga variëet nga hipertensioni portal shkaktuar nga shtypja venoze portosplenike ose tromboza.  Pseudokisti ose enzimat pankreatike  mundet te gerryejne arteriet viscerale prane tyre, me shpesh arterien splenike, duke dhene hemoragji brenda kistit ose formimin e nje pseudoaneurizmi. Hemoragjia mundet te ndodh ne nje abces pankreatik dhe pankreatit te nekrotizuar forme e rende pa formim te pseudokistit . Perdorimi i doplerit ne keto raste ve me mire ne dukje pranine e pseudoaneurizmes dhe trombozes portosplenike.

 

3. Ascitet pankreatike dhe likidet pleurale

Ascitet pankreatike  rezultojne nga pellgezimi i ngadalshem i enzimave te pankreasit brenda kavitetit peritoneal. Pellgezimi  anterior i enzimave hyn te omentun mimus dhe kavitei peritoneal ,duke shkaktuar ascitet  . Pellgezimi posterior  I enzimave zhvendoset ne drejtim te kokes duke rezultuar ne likid pleura pankreatik  .Nje rrjedhje, fistul  drejt diafragmes  ose subdiafragmes sjell likidin pleural

Asciti pankreatik eshte asimptomatik ,duke shkaktuar nje bark te madh .ERCP mudt te japi vendin e demtimit te kanalit pankreatik

 

4. Absceset

Abceset pankreatike janë koleksione të pusit dhe të indit nekrotik brenda parenkimës pankreatike, që mund të shtrihen edhe në Lesser sac. Disa prej pseudokisteve mund të infektohen dhe të formojnë abscese. Abceset zhvillohen në 4 % të pacienteve me pankreatit akut.

Psudokistet e infektuar kane imazh ekografik të dallueshem nga koleksionet sterile. Abceset pankreatike ndodhin më shpesh në periudhën mbas operacionit dhe paraqiten si kist kompleks me debrite dhe bulë ajrike.

 

 

 

Perfundime

 

1. Pankreatiti akut biliar prek me shume grate ne dekaden e 5 - 7-te te jetes.

 

2. Pankreatiti akut alkoolik prek me shume burrat ne dekaden e 3 - 5-te te jetes.

 

3. Mosha mesatare e pacienteve me PA alkoolik eshte me e ulet sesa e atyre me PA biliar ( 40,4 vs. 58,4 vjec; p<0,01).

 

4. Ne raportojme sensitivitetin prej 62% dhe specifitet 96% ne diagnozen e pankreatitit akut ne ekzamimimin ekografik.

 

5. Shenjat ekografike ne pankreatitin akut :

Pankreasi i zmadhuar dhe hipoekogen në krahasim me heparin e kemi hasur ne 82% te rasteve me pankreatit akut. Në stadet e hershme mund të ketë ekogenitet normal ne 18%  të rasteve.

Pankreasi me konture të ërregullta dhe jo të  qarta ne fazen edematoze ne 100% te rasteve.

Komprimimi dhe spostimi poshtë i v. splenike si rrjedhim i rritjes së    dimensioneve të pankreasit ne 82% te rasteve.

Zgjerimi i duktusit pankreatik mbi 2.5 mm ne 3% te rasteve.

Prezenca e likidit në Lesser Sac ne 32% te rasteve. Versamenti pleural në sinusin freniko-kostal të majtë ne 54% te rasteve. Si mekanizëm mendohet kalimi i likidit të inflamuar nepermjet vazat limfatike.

Zmadhimi i kokës së pankreasit mund komprimojë koledokun dhe të japi      obstruksion të shkallëve të ndryshme ne 1% te rasteve.